Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë motin edhe në Kosovë, duke bërë që për gjatë gjithë 24 orëshit të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave, të cilat do të gjenrojnë reshje në orët e vona të natës, më të dukshme në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do te fryjë kryesisht mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë republikën e MV POR mundësia për reshje është thuajse zero, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore-Jugperëndimore. Gjatë orëve të vona të natës priten zhvillim i vranësirave duke sjellë edhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rritje të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Përsa i përket parametrit të erës; ajo do të fryjë kryesisht mesatare POR herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht; Verior.
Europa Juglindore si edhe pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa; Gadishulli Iberik si edhe Britania e Madhe do të vijojnë nën ndikimin e dy qëdrave të presionit të ulët atmosferike duke sjellë në këto rajone të Europës; vranësirat dhe reshje shiu, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Gjithashtu; Europa Lindore do të PARAQITET me vranësira, reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.