Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa; në zonat Veriore dhe veroiperëndimore, herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Temperarurat e ajrit do të arrihnë deri në 32 gradë C.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore duke sjellë momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 10 gradë C më e ulëta deri në 33 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe disa zona në Qëndër të kontinentit vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu. Po ashtu; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohëshëm KU herë pas here në Ballkanin Veriperëndimor do të ketë edhe fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa; Brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Në kushte të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITET edhe Europa Lindore.