Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga kthjellime dhe vranësira konvektive KU herë pas here do të gjenerojnë shira në formë shtërngate. Probematike situata do të paraqitet në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore nga stuhite e forta të erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë Republikën e Kosovës. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU vranesirat do të jenë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te forte. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e vranësirave POR pritet ndërpreje e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të pesojne renie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore. Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa veriore, Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore KU moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë dominante NDERSA Si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në detin Adriatik; Gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngate. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohet nga vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.
Europa,Rajoni Moti-E Premte, 9 Qershor 2023
RELATED ARTICLES