Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme; të cilat në zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të sjellin reshje të pakta. Ndërsa pritet që pas mesdite; vranësirat të mbeten prezente POR mundësia për reshje ësghtë thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të luhaten; nga 10 gradë C deri në 30 Gradë C.
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke gjenruar shira të përkohëshëm, më të theksuara në zonat Jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.
Brigjet e detit Egje do të VIJOJNE nën ndikimin e vrënsirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtërngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po_ashtu me vranësira dhe shira PARAQITET Europa Lindore, KU parashikohet që reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë pjesa tjetër e Europës, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme në Europën Perëndimore.