Pjesa e parë e ditës në Kosovë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje të dendura shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere duke sjellë mjaft probleme në disa komuna të Kosovës. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin.
MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. POR priten edhe reshje në formë shtrëngate si edhe mini-stuhi të forta ere në zona të izoluara në Perëndim të MV duke rrezikuar përmbytje. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.
MBETET me vranësira, shira si edhe mini-stuhi breshëri; i gjithë gadishulli Skandinav. PO ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës Qëndrore dhe ishujt Britanikë duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITET e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian KU temperatura të larta priten sërisht në Gadishullin Iberik.