E mërkura, sjell tërheqje të valës nga Republika e Kosovës KU pritet freskim i ndjeshëm i motit KU temperaturat do të bien me 5 apo 6 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike: kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës POR herë pas here priten zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat veriore dhe veripernendimore të Kosoves, nuk do të mungojne edhe momente e stuhive të breshërit.
Republika e MV MBETET nën ndikimin e motit të kthjellët POR temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme për shkak të tërheqjes dhe fundit të valës së nxehtë prej disa ditësh. Orët e pasdites, do të sjellin shpeshtim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Parametri i erës hera herës PARAQITET problematik duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km /h.
Ishujt Britanikë si edhe Vendet e Europës Qëndrore janë përfshirë nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.