Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Mërkurë,18 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë,18 Tetor 2023

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës dhe për pasojë; kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë Kosovën më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR rrtien lehtë ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Era do të vijojë mesatare deri e fortë me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Territori i MV, MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Jugore si edhe pjesërisht Europa Qëndrore. PO ashtu, vranësirat dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë vëndet e Europës Lindore NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN Europa Veriore, ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Juglindore KU moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments