Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Mërkurë,16 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë,16 Gusht 2023

Territori i Kosovë do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, KU më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Kosovës.

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradulal i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. POR nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 34 gradë C në orët e mesditës. 

Gadishulli Skandinav si edhe rajoni i Balltikut do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohëshëm të parametrit të erës. Kjo situatë do të jetë si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare prej ditësh në Veri të Europës. Po ashtu; pjesërisht Qëndra e kontinentit PARAQITET me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments