Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit atmosferik në gadishullin e Ballkanit; po ndikojnë motin edhe në repubikën e Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR mesdita sjell rritje me 2 gradë të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.
Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të republ;ikës së MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 5 gradë C dhe në mesditë do të ngjiten deri në 26 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Gadishulli Skandinav si edhe rajoni i Balltikut do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt Britanikë NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në; gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe Vendet e Europës Qëndrore.