Deri në mesditë territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Më të dukshme shirat do të jenë në Veriperëndim të territorit. Republika e MV gjatë paradites PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat Lindore. POR parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që të ketë dhe reshje shiu në të gjithë MV. Reshjet më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore të vendit. Prezenca e një qëndre të presionit të lartë atmosferik përkatësisht në veri të Europës me ndikim deri në veriperëndim do të kushtëzojë gadishullin Skandinav; Mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet pjesërisht Europa Qëndrore. NDERSA vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në; gadishullin e Ballkanit, Italinë veriore si edhe Brigjet e detit të zi.
Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë, 24 Maj 2023
RELATED ARTICLES