Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Martë,8 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Martë,8 Gusht 2023

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë Kosovë gjatë ditës së martë duke bërë që intervalet e gjata me kthjellime të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës gjatë paradites. Ndërsa pasditja parashikohet të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR nuk pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje në këto zona.

Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në pjesën e parë të ditës mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë theksim të vranësirave, POR nuk priten reshje. Temperatura maksimale do të rregjistrohet në orët e mesditës në qytetin e Shkupit me 34 gradë. 

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që Europa Qëndrore dhe Jugore të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët. POR herë pas here do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Pellgun e Mesdheut. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, KU herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të parametrit të erës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments