Territori i Kosovës vijon prej disa ditësh nën ndikimin e të nxehtit Afrikan i cili ka sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit rregjistrojnë 16 gradë C në qytetin e Mitrovicë. Ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 35 gradë C në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Përsa i përket kushteve të motit mbetemi me intervale të gjata me kthjellime, POR do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në Kosovë.
Vijon vala e të nxehtit Afrikan, në republikën e MV duke sjellë sërisht, mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin KU priten maksimume deri në 37 gradë C. Në fakt, republika e MV do të jetë në epiqendër të kësaj vale duke thyer edhe rekorde hisorike përsa i përket temperaturave të ajrit. Parashikohet që pasditja vonë të sjellë, vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje.
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Veri-Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë kushtet e motit për Vendet Nordike dhe Europën Lindore KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më problematike situata do të paraqitet në Norvegji dhe Finlandë, të cilat do të kenë dhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre PARAQITET nën ndikimin e stuhive tropikale KU rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e erës do të jenë prezente. Përsa i përket, pjesës tjetër të Europës MBETET nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan.