Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Martë,15 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Martë,15 Gusht 2023

Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar shiu në të gjithë Kosovën Ku herë pas here do të jenë rrebeshe. MBETEN prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin e Kosovës, POR më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Nata vonë sjellë përmirësim gradual të motit në territorin e Kosovës.

Territori i MV në orët e para të ditës; do të dominohet nga intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë republikën e MV KU priten edhe rrbeshe shiu. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, POR mbeten prezente në zonat veriore të MV.

Europa Lindore dhe Juglindore PARAQITEN me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu; Europa Jugperëndimore do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Ndërsa gadishulli i  Ballkanit dhe zonat përreth Alpeve të Europës pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike. Po ashtu me vranësira, reshje shiu dhe mini- stuhi të forta ere MBETET Gadishulli Skandinav dhe Rajoni i Balltikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments