Republika e Kosovës do të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave si edhe lagështirë të lartë në ajër në te gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë; por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të repubikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa; në orët vijuese vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të MV POR mundësia për reshje është thuasje zero. Pritet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë MV. Temperaturave të ajrit do të pësonë RENIE si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Gadishulli Skandinav si edhe vendet e Balltikut; do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të dominohen nga reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të MBIZOTEROJNE në; Gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe Egje.