Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë,26 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë,26 Qershor 2023

Pritet rritje graduale e vlerave barike në Republikën e Kosovës, duke sjellë dominim të motit të kthjellët në të gjithe territorin POR pasditja do të ketë herë pas here vranësira të shpeshta duke rrezikuar momente me pika shiu, kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante edhe gjatë natës.

Dita e hënë; përgjatë gjithë 24-orëshit në Republikën e MV PARAQITET nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë paradites NDERSA orët e pasdites do të sjellin herë pas here grumbullim të vranësirave duke gjenruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në shumë zona të MV KU më të theksuara shirat do të jenë në zonat zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave.

Pothuajse i gjithë kontineti Europian do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante. Konkretisht; me diell do të paraqiten, Europa Qëndrore, gadishulli Iberik si edhe rajoni i Mesdheut NDERSA si pasojë e aktivizimit të një qëndre ciklonare përkatësisht në Veri – Veriperëndim të Europës; vendet Skandinave, Europa Lindore si edhe Britania e madhe do të karakterizohen nga vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments