Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut KU më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites. Dita e hënë; përgjatë gjithë 24-orëshit në Republikën e MV PARAQITET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat jugore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave dhe rrebeshe shiu në të gjithë MV. Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; konkretisht; gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i ballkanit paraqiten me vranësira dhe shira, herë pas here në formë shtërgatash. Po ashtu, vijojnë reshjet e shiut në Europën Lindore dhe brigjet e detit të zi NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav, Ishujt Britanikë dhe pjesërisht në Europën Qëndrore.
Europa,Rajoni Moti-E Hënë, 5 Qershor 2023
RELATED ARTICLES