Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë, 30 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë, 30 Tetor 2023

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të hënë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Parashikohet që vanësirat të theksohen gjatë pasdites KU herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në skajin verior. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit DHE në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 21°C. Era do te fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesine 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore të Maqedonisë së MV. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të republikës së MV por nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të dendësojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do te fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Jugperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në; gadishullin Iberik si edhe disa zona në qëndër të territorit. PO ashtu, do të dominohen nga kushte të paqëndrueshme vendet Nordike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dëborës të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit. NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments