Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit POR pasditja do të sjellë kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me pika shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do te fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; kjo do të bëjë që orët e paradites të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta POR pasditja do të sjellë grumbullim të vranësirave KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriroe dhe qëndrore POR mundësia për reshje është thuasje zero. Parashikohet që të njejta kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor.
Europa Veriore dhe ajo Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; ishujt Britanikë do të MBETEN nën dominimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut duke krijuar probleme në disa rajone NDERSA pothuasje e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; kryesisht gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit; si pasojë e aktivizimit të Anticiklonit të Afrikës.