Republika e Kosovës; do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Parashikohet që; pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë Kosovën KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore POR nuk priten reshje.
Po ashtu; nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme do të PARAQITET Republika e MV duke bërë që moti të jetë i kthjellët deri vonë pasdite ku do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV, por mundësia për reshje është thuasje zero. Kjo situate e qëndrueshme atmosferike, nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Një sistem i fuqishëm vranësirash si edhe kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; përkatësisht në Gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore, për pasojë vranësirat dhe shirat në formë shtërngatash do të jënë pothuase gjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre MBETEN me vranësira dhe rrebeshe shiu; NDERSA Europa Jugore, rajoni i Mesdheut si edhe Gadishulli Iberik MBIZOTEROHEN nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.