Orët e paradites, në republikën e Kosovës do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. POR parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë kalim të vranësirave nëpër të gjithë kosovën, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Po ashtu; temperaturat e ajrit do të jenë të larta në të gjithë republikën e kosovës deri në 31 gradë C.
Republika e MV do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. POR pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen gradualisht në pothuajse të gjithë MV, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit në MV do të ngjiten deri në 33 gradë C.
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Antlantikun e veriut, do të sjellë shira të konsiderueshëm si edhe stuhi të forta ere në Gadishulli Skandinav dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu; zona të izoluara në Qendër të kontinentit do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri; si pasoje e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik pas temperaturave të larta që përjetoi Europa Qëndrore. NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të jenë; Gadishulli Iberik, Europa Juglindore si edhe brigjet e Egjeut.