Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës KU orët e paradites do të jenë me DIELL dhe temperatura shumë të larta. NDERSA gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik NDERSA temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38°C.
Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxhetë gjatë gjithë- 24 orëshit POR Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Republikës së MV POR nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.
Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht në; Rajonin e Mesdheut, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut KU priten vlera mbi 40 gradë C, kjo si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan. NDERSA zhvillimi i një qëndre ciklonare në Veri – Veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira intensivë KU herë pas here do të jenë në formë shtërngate përkatësisht në: gadishulli Skandinav, rajonin e Balltikut, ishujt Britanikë si edhe disa zona të izoluara në Qender të Europës.