Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Enjte,19 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Enjte,19 Tetor 2023

Republika e Kosovës parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë territorin POR më të theksuara në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C. Era do te fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Dita e enjte, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të MBETEN prezente gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta; në pjesën më të madhe të MV POR zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriore dhe Veriperëndimore.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Verilindore  do të sjellë reshje të dendura dëbore në rajonin e Balltikut si edhe Europën Lindore. PO ashtu, do të vijojnë shirat e dendur në gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë duke bërë që herë pas here shirat; të jenë rrebeshe NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimatre KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments