Edhe gjatë ditës së Enjte; Territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira dhe shira Ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Ndërsa duke ju afruar orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Kosovës, duke lënë me vranësira dhe shira të izoluar vetëm zonat verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat e mesditës. Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante deri pasdite kur priten ndërprerje e shirave duke ri-kthyer kthjellimet. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në të gjithë MV. Si pasojë e aktivizimit të një qendre ciklonare përkatësisht në veri në Europës me ndik deri në qender të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu në Skandinavi si edhe në të gjithë Europën qëndrore. Po ashtu; Brigjet e detit të zi, do të dominohen nga stuhi ere dhe rrebeshe afat – shkurtra shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm Ku kthjellimet do të jenë prezente gjatë gjithë 24-orëshit.