Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Enjte,12 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Enjte,12 Tetor 2023

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku më të theksuara do të jënë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothujase në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, POR mesdita sjell RRITJE të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 26°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë; por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Pritet rënie e lehtë dhe graduale e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellet POR të freskët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash në të gjithë republikën e MV KU më të dukshme do të jënë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje me 2 gradë C të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 28°C. Era do të fryjë lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Si pasijë e aktivizimi të ciklonit të islandës; Europa Veriore dhe veriperëndimore do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur KU problematike situata do të paraqitet në Ishujt Britanikë si edhe Finlanda e Norvegjia. Po ashtu, rrebeshe shiu siedhe mini-stuhi ere do të ketë në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre.  NDERSA pjesa më e madhe  e kontientit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments