Masat ajrore të qëndrueshme, do të karakterizojnë kushtet e motit në Republikën e Kosovës KU orët e paradites do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve NDERSA gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës do të jetë herë pas here problematik duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h, NDERSA temperaturat vijojnë ende të freskëta.
Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare përgjatë gjithë- 24 orëshit POR Orët e pasdites do të sjellin vranësira më të theksuara në pjesën më të madhe të Republikës së MV POR nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke shënuar vlerën 32 gradë C në qytetin e Shkupit.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe veriperëndim të kontinentit vranësira dhe shira të dendur. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere. Ndërsa Brigjet e Egjeut Europa Jugperëndimore si edhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.