Si pasojë e presionit të lartë atmosferik, republika e Kosovës VIJON nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë gjatë paradites, POR parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, më të dukshme në zonat perëndimore dhe veriperëndimore. Republika e MV PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pjesën e parë të ditës. NDERSA gjatë orëve të pasdites, priten zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e MV, herë pas here edhe rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme e motit të vijojë deri vonë në mbrëmje. Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në verilindje të kontinentit do të sjellë shira në formë shtrëngate dhe stuhi të forta ere në Europën Lindore. Po ashtu, gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të paraqitet me reshje të dendura shiu dhe herë pas here stuhi të forta ere NDERSA mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore si edhe Britaninë e Madhe.
Europa,Rajoni Moti-E Enjte, 25 Maj 2023
RELATED ARTICLES