Republika e Kosovës do të MBETET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditë në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat kalimtare në të gjithë Kosovën, por nuk do të mund të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do te fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor
Dita e diel, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të MBETEN prezente vranësira të shpeshta priten vetëm në orët e pasdites; KU më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV, megjithjatë nuk dp të ketë reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferuke në orët e vona të natës duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të MV të mbizotërohet nga kthjellimet. Përsa i përket Temperaturave të ajrit do të rriten lehtë si në mengjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Lindja e kontinentit MBETET nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat parashikohet të gjenerojnë rreshje dëbore. Po ashtu dhe Vendet Nordike do të jenë nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndrësa pjesa tjeter e Europës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Europën Jugperëndimore.