Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
MBETET me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash Lindja e kontinentit. Gjithashtu pjesa më e madhe e Europës Jugore parashikohet të dominohet nga moti i qëndrueshëm, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik. Ndërsa Veriu i Ballkanit, Europa Qëndrore dhe Vendet Nordike pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të jetë dhe Britania e Madhe.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente të pakta me pika shiu.