Wednesday, November 27, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Diel, 20 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Diel, 20 Gusht 2023

Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që paraditja të dominohet nga intervalet e gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjelli kalime vranësirash në të gjithë vendin, KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore të Kosovës.

Pjesa e parë e ditës në MV parashikohet të jetë me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, POR do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat Jugore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë MV duke bërë që të dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Pritet që parametri i erës hera herës të jetë shumë problematik duke arritur shpejtësine mbi 45 km/h.

Do të MBETET me vranësira dhe shira të konsiderueshëm Europa Lindore si edhe gadishulli i Skandinavisë KU herë pas here reshjet do të sjellin mjaft probleme. Gjithashtu; ishujt britanikë sie dhe pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit dominohen nga vranësira konvektive dhe rrbeshe shiu NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e etit të zi. Vlera ekstreme priten në Portugali, Spanjë dhe shumë zona të Ballkanit KU termometri ngjitet deri në 40 gradë C. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments