Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa, Rajoni Moti-E Shtunë,4 Nëntor 2023

Europa, Rajoni Moti-E Shtunë,4 Nëntor 2023

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të shtunë; do të jetë me vranësira te dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat;  herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell renie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 40  km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe;  Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebehse shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rënie të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35  km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shi. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Jugore dhe pjesërisht Qëndrore, KU rrebeshet e shiut do të shoqërohen herë pas here dhe me  stuhi të forta ere. POR me vranësira dhe reshje dëbore PARAQITEN Vendet Nordike. Ndërsa Lindja e kontinentit Europina pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments