Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETEuropa, Rajoni Moti-E Premte,3 Nëntor 2023

Europa, Rajoni Moti-E Premte,3 Nëntor 2023

Republika e Kosovës; orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. MBETEN prezente reshjet e shiut problematike gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë mjaft probleme KU më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do ë fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60  km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervalet të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat në mesdite do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë republikën e MV KU herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere. Parashikohet që; mbrëmja dhe nata vonë të intensifikojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit POR më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Pernëdimore duke sjellë permbytje lokale. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të kontinenti; Konkretisht: rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin e Ballkanit, Europën qëndrore, brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi. PO ashtu. Europa Jugperendimore dhe ishujt britanikë do të vijojnë me stuhi të forta ere dhe shira të konsiderueshëm NDERSA vetëm Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments