Republika e Kosovës parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në te gjithë territorin e Kosovës duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit në republikën e Kosovës do të jenë; Më e ulëta në Mitrovicë deri në 12 gradë C dhe më e larta do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës 28 gradë C.
Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe veriperëndimore të repubikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa; në orët vijuese vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të MV POR mundësia për reshje është thuasje zero. Pritet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C minimaja deri në 31 gradë C maksimalja në rang territori.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe Lindje të kontinentit vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu pjesa më e madhe e rajonit të Balltikut si edhe mbretëria e bashkuar PARAQITEN me vranësira dhe rrebeshe shiu, KU herë pas here do të ketë edhe fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa; Europa Jugperëndimore, Europa Qëndrore si edhe Brigjet e Egjeut do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.