Jemi në muajin e fundit të dimrit por Oqeani Paqësor mbetet në fazën e tij të ftohtë; fenomeni La Niña ndikon fuqishëm në motin e acartë të hemisferës veriore.Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ku dimri 2022 – 2023 po rezulton si një nga dimrat më të ashpër të këtij shekulli, Europa ka vrojtuar një dimër krejt të butë deri në ditët e fundit të janarit. Por temperaturat e këtyre ditëve kanë zbritur në vlera negative edhe në brigjet e Mesdheut, cfarë do të ndodhë në vijim? Ujërat e Paqësorit janë ende mjaft të ftohta duke ushqyer zhvillimin e fenomenit La Niña e cila ka diktuar zbritjen e shtjellës polare drejt Siberisë dhe Amerikës Veriore.Në këto kushte, USA, Kanada dhe zonat Lindore të Europës do të mbeten në kthetrat e acarit të shtjellës polare deri afër fundit të muajit ku ditët me diell do të jenë të shumta por termometri do të mbetet në vlera mjaft të ulëta. Shpejt, acarit Siberian i shpëton më shumë se gjysma perëndimore e Europës e cila për pak ditë, pritet të hyjë në një pranverë të parakohshme.
Europa në prag të pranverës, fenomeni La Niña nuk e lëshon Lindjen!
RELATED ARTICLES