Britania e Madhe; gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik; do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kenë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta; Po ashtu me mot të kthjellët POR relativisht të ftohtë do të MBETEN vendet e Europës Qëndrore; Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesërisht rajoni i Balltikut do të jenë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu; nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të PARAQITEN gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Italisë; duke sjellë në këtë rajone reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere në hapësirat detare.



