Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kenë alternim kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu me mot të kthjellët POR të ftohtë do të MBETEN vendet e Europës Qëndrore; Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesërisht rajoni i Balltikut do të jenë nën ndikimin e rreshjeve të dëborës. Gjithashtu; nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të PARAQITEN gadishulli Iberik; Italia Jugore; gadishulli Peloponez si edhe rajoni i Ballkanit; duke sjellë në këtë rajone reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere në hapësirat detare.





