Gadishulli i Ballkanit do të goditet sërisht nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjelle reshje të dendura shiu si edhe erëra të fuqishme përgjatë gjithë 24 orëshit; për pasoje mjaft zona të Ballkanit do të paraqesin probleme me përmbytjet; Po ashtu; përkeqësohet situata meteorologjike në Europën Qëndrore dhe ishujt Britanikë KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë më intensitet të lartë; situatë kjo si pasojë e një zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare e vendosur në Veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër të saj NDERSA nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme do të jenë; gadishulli Skandinav; gadishulli Iberik si edhe vendet Lindore; duke bërë që moti të jetë i kthjellët POR temperaturat të vijojnë relativisht të ulëta.