Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kenë alternim kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu me mot të kthjellët POR shumë të ftohtë do të MBETEN vendet Nordike, KU përgjatë gjithë 24 orëshit i gjithë gadishulli do të jetë disa gradë nën 0. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e rreshjeve të dëborës. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shumta PARAQITET edhe Europa Juglindore duke sjellë në këtë rajon të kontinentit dëbore dhe reshje shiu të shoqëruara herë pas here me stuhi të forta ere në hapësirat detare.





