Gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit  do të përfshihen nga stuhi të forta tropikale duke sjellë në këto rajone; vranësira; rrebeshe shiu si edhe mini – stuhi ere; Po ashtu; gadishulli Skandinav si edhe Europa Qëndrore do të MBETEN me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qendrë të fuqishme ciklonare në Veri të kontinentit me ndikim deri në Europën Qëndrore NDERSA gadishulli Iberik; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit rë Zi; do të jenë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.