Europa Veriore si edhe Britania e Madhe parashikohet të jenë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, Ku edhe pse do të ketë kalime të shumta vranësirash nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje. Gjithashtu Qëndra e kontinentit MBETET me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa gadishulli Iberk dhe brigjet e Egjeut pritet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, KU herë pas here do të shoqërohen edhe me fuqizim të parametrit të erës. Europa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shumta dhe reshjet në formë dëbore.



