Europa Juglindore dhe zona përreth Alpeve të kontinentit do të dominohen nga vranësirat e shumta të cilat pritet të gjenerojnë kryesishtë reshje shiu, KU më të dukshme do të jenë në Ballkanin Veriperëndimor. Gjithashtu me vranësira, POR  me reshje në formë dëbore do të jetë Europa Lindore. Ndërsa Europa Veriore dhe Qëndrore parashikohet të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në këto rajone intervale të gjata me diell dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në Europën Perëdimore dhe Jugperëndimore.