Europa Veriore dhe Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur me vranësira i cili parashikohet të gjenerojë reshje të dendura dëbore. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu PARAQITET Britania e Madhe dhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa pjesa tjetër e Gadishullit të Ballkanit pritet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm por do të ketë temperatura shumë të ulta, KU në disa zona 24 orëshi do të jetë në vlera negative; situatë kjo si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë Siberike; Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë pjesërisht Europa Qëndrore dhe Gadishulli Iberik.



