Masat ajrore të ftohta kanë përfshirë rajonin e Ballkanit duke sjellë temperatura shumë të ulta dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të tij, edhe era do të MBETET problematike në pellgun e Mesdheut pasi herë pas here do të ketë stuhi shumë të forta në sipërfaqet detare. Gjithashtu me reshje të dendura dëbore do të vijojë edhe Europa Lindore. Ndërsa pjesërisht Europa Qëndrore dhe Britania e madhe do të kenë vranësira të shumta të cilat do të sjellin alternime me reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa Europa Veriore parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Poashtu me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash do të jenë Europa Jugperëndimore dhe Gadishulli Apenin.





