Pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia ka trazuar boshtin dhe realitetin tonë gjeografik, por jam krenare për përgjigjen e Bashkimit Evropian, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Konferencën e Ambasadorëve në Ministrinë e Jashtme italiane. “Ne kemi marrë vendime së bashku për çështjet për të cilat shumë të tjerë na kujtuan të ndarë. Kjo është një fitore e diplomacisë dhe e Evropës”, theksoi ajo. “Kjo luftë tregoi se sa shtyllat tona si multilateralizmi, demokracia liberale, tregu i lirë dhe siguria sociale, barazia, shteti i së drejtës ishin të forta kur ato gjendeshin nën sulm”, vuri në dukje Metsola. “Ne duhet të mbrojmë mënyrën tonë të të qenit evropianë”, theksoi ajo.https://ata.gov.al/2022/12/21/bruksel-metsola-europa-eshte-e-forte-e-deshmoi-ne-ukraine/