Rafting në ujë të bardhë, ushqime të shijshme dhe banja termale ju presin në parkun më të ri kombëtar të Evropës Lindore, shkruan Franc Merkuri për Euronews. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa është një mrekulli. Pas vitesh fushate nga marka e veshjeve ”Patagonia”, IUCN dhe askush tjetër përveç aktorit Leonardo Dicaprio, këtij pellgu prej 6 500 kilometrash katrorë degësh dhe rrugësh të egra ujore iu dha mbrojtja që meritonte duke e bërë atë parkun e parë lumor të egër në Evropë. Mund të jetë parku i parë, por është lumi i fundit i egër i Evropës, shtëpia e 1 110 llojeve të kafshëve dhe bimëve, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë në rrezik të zhdukjes globale. Prandaj, mbrojtja zyrtare është kaq e rëndësishme. Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër malet e Ballkanit dhe në fund të arrijë në detin Adriatik. Gjatë rrugës, ajo kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rërë dhe kthesa të mrekullueshme. Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”. Ku është vendi më i mirë për të eksploruar parkun kombëtar të lumit Vjosa? Ne kemi zgjedhur dy nga qytetet më piktoreske ku mund të përjetoni këtë lumë të fuqishëm – Përmetin, Tepelenën dhe Gjirokastrën. Nëse vini nga Tirana është rreth tri orë e gjysmë me makinë deri në këto qytete. Duke qenë se Shqipëria është ende një destinacion nën radar, ju do të gjeni lehtësisht strehim në të gjitha vendet tona të rekomanduara. Një bujtinë e drejtuar nga vendasit është mënyra më e mirë për të njohur shqiptarët dhe mënyrën e tyre të jetesës. Por, ka edhe hotele më të mëdha nëse doni një përvojë më të mirë. atsh
Euronews:Përjetoni parajsën në parkun kombëtar të Vjosës
RELATED ARTICLES