Një sulm global i zbatimit të ligjit ka çuar në mbylljen e serverëve të infostealer, një lloj malware që përdoret për të vjedhur të dhënat personale duke përfshirë fjalëkalimet, detajet bankare dhe numrat e telefonit, raportoi Eurojust.
Operacioni u kordinua nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Holandës, Belgjikës, Portugalisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
”Serverët e RedLine dhe Meta, kanë shënjestruar miliona përdorues në mbarë botën, duke u bërë një nga platformat më të mëdha malware në botë”, thekson Eurojust.
”RedLine dhe Meta arritën të vidhnin të dhëna personale nga pajisjet e infektuara. Të dhënat përfshinin emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e ruajtura dhe të dhënat e ruajtura automatikisht të formularit, të tilla si adresat, adresat e postës elektronike, numrat e telefonit, kuletat e kriptomonedhave dhe skedarët”, thekson Eurojust.
Pas rikuperimit të të dhënave personale, infovjedhësit ua shisnin informacionin kriminelëve të tjerë nëpërmjet tregjeve të paligjshme.
Kriminelët që blinin të dhënat personale i përdorën ato për të vjedhur para’, kriptovaluta dhe për të kryer aktivitete të mëvonshme hakerimi.
Hetimet për RedLine dhe Meta filluan pasi viktimat u shfaqën dhe një firmë sigurie njoftoi autoritetet për serverë të mundshëm në Holandë të lidhur me softuerin.
Autoritetet zbuluan se më shumë se 1200 serverë në dhjetëra vende po përdornin malware.