Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 1.12 lekë dhe këmbehet me 114.88 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.14 lekë dhe këmbehet me 117.08 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.29 lekë duke u ngjitur në kuotën 138.44 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 121.39 lekë, ose 0.56 lekë më shumë se në fundjavë.
Euroja këmbehet me 117.08 lekë
RELATED ARTICLES