Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.26 pikë dhe këmbehet me 101.38 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 pikë dhe këmbehet me 111.08 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.29 lekë duke u ngjitur në kuotën 126.35 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 112.76 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e hënë.