Euroja dhe dollari, humbasin ndaj lekut

0
3

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku vijoi të forcojë pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës europiane. Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 103.55 lekë ose 0.87 lekë më pak se një ditë më parë. Monedha europiane zbriti me 0.09 lekë dhe këmbehet me 113.18 lekë. Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane këmbehen përkatësisht me 129.42 lekë dhe 113.63 lekë. Monedha britanike u forcua me 0.60 lekë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa ajo zvicerane u nënçmua me 0.28 lekë. atsh