Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEurocontrol rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritje të numrit të...

Eurocontrol rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritje të numrit të fluturimeve

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16 – 22 tetor, në raport me periudhën e parapandemisë. “Fluturimet nga Shqipëria janë 88 % më të larta gjatë javës 16-22 tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s”, bën të ditur raporti javor i Eurocontrol. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 % më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37% krahasuar me 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments