Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEurobond prej 500 milionë eurosh në 2023

Eurobond prej 500 milionë eurosh në 2023

Në projektbuxhetin e vitit 2023, parashikohet emetimi i një eurobondi të ri me vlerë minimalisht prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se dalja me Eurobond do të bëhet, vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të pranueshme, për të realizuar një transaksion relativisht të suksesshëm të eurobondit në terma të vlerës, normës së interesit, maturitetit e të tjerë. Sipas Ibrahimajt, emetimi i eurobondit nuk e kushtëzon normalitetin e ekzekutimit të buxhetit të vitit 2023. “Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë edhe një menaxhim të detyrimeve, konkretisht të blihet mbrapsht një pjesë e eurobondit ekzistues (rreth 250 milionë euro), që do të maturohet në vitin 2025 (ai i emetuar në 2018), duke reduktuar në këtë mënyrë “riskun e rifinancimit” në atë vit, por e cila patjetër që ndihmon për të arritur edhe terma më të mirë financiarë, në emetimin e bondit të ri. Megjithatë, dua të theksoj se emetimi i eurobondit nuk e kushtëzon normalitetin e ekzekutimit të buxhetit të vitit 2023. Përgatitjet administrative për eurobondin kanë filluar tashmë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë do jetë gati që në fillim të vitit 2023. Por, duke konsideruar situatën e favorshme të likuiditetit, dalja me Eurobond do të bëhet, vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të pranueshme, për të realizuar një transaksion relativisht të suksesshëm të eurobondit në terma të vlerës, normës së interesit, maturitetit e të tjerë”, tha ajo. Duke ditur edhe pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet e huaja financiare gjatë vitit që vjen, Ibrahimaj tha se prej kohësh ekspertët kanë punuar për të shtyrë përpara materializimin e një mbështetjeje buxhetore me Bankën Botërore, në vlerë potenciale prej rreth 120 milionë euro, e cila sipas ministres, do të shtohet me të njëjtën vlerë edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), pra rreth 240 milionë euro në total. “Ndaj, financimi në skenarin bazë është pothuajse i sigurtë, pavarësisht nëse do mund të dalim dot në eurobond apo jo”, u shpreh ajo. Ministrja informoi se MFE ka planifikuar disa alternativa rezervë të sigurimit të financimit. “Nëse konsiderojmë skenarë të tjerë më pesimistë, ku përveç mosdaljes me eurobond, edhe variabla të tjerë ekonomiko-financiarë mund të devijojnë nga skenari bazë në kahun negativ, sërish MFE ka planifikuar disa alternativa rezervë të sigurimit të financimit”, u shpreh Ibrahimaj. Ministrja bëri të ditur se një linjë rezervë financimi është alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN-ja që në kohën e pandemisë, e cila ka një vlerë rreth 180 milionë euro, që MFE e ka mbajtur që në fillim, si një linjë financimi kontingjente, për t’u përdorur vetëm në rast vështirësie likuiditeti. “Pasja dhe targetimi në mënyrë të besueshme nga njëra anë, i parametrave kryesorë të financave publike për vitin 2023, dhe nga ana tjetër, pasja e një gjendjeje të mirë të likuiditetit, apo disa planeve rezervë financimi, duke mos treguar varësi akute nga financimi i huaj, përmirësojnë perceptimin e tregut, veçanërisht atij të huaj, mbi aftësinë paguese të financave tona publike, e për rrjedhojë rrit gjasat që huamarrja gjatë vitit që vjen, si në tregun lokal, ashtu edhe në atë të huaj, të jetë relativisht e suksesshme”, tha ministrja.http://ata.gov.al/2022/11/03/qeveria-planifikon-te-emetoje-nje-tjeter-eurobond-prej-500-milione-eurosh-ne-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments